Vazhdon aksioni/ Një lokali në Ferizaj i konfiskohen të gjithë telefonat e mençur

Ferizaj

Vazhdon aksioni/ Një lokali në Ferizaj i konfiskohen të gjithë telefonat e mençur

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 20:30
Ilustrim

Nëpërmjet një aksioni antikontrabandë, Dogana e Kosovës u vihet pas të dyshuarve.

Me të arritur në lokacionin e parë, zyrtarët doganorë hasin në një person i cili tentoi të largohet nga lokali ku po dyshohej se kishte telefona mobilë të kontrabanduar.

Më pastaj, kontrollohet i gjithë lokali ku janë një numër i madh telefonash që dyshohet se janë të pa deklaruar.

Pronarit të një mobi shopi në komunën e Ferizajt, i konfiskohen të gjithë telefonat e mençur, i njëjti ishte pronar edhe i një mobi-shopi në lokacionin tjetër ku po kryhej bastisja, në të cilin edhe aty kishte mall që dyshohet se është të kontrabanduar.

“Ky mall është sekuestruar përkohësisht pronarit i janë lëshuar dokumentet e konfiskimit pastaj vazhdohet me procedura të tjera. ”

E në përfundim të aksionit, i cili u zhvillua në tre lokacione në Ferizaj, vlera e telefonave të mençur arrin mbi 10 mijë euro.

“Vlera e përafërt është dikund mbi dhjetë mijë euro ndërsa sasia është mbi 90 telefona mobil të llojeve të ndryshme, siç po shihen Samsung edhe Iphone Air Pods dhe një pjesë e vogël të Nokia”.

Dogana e Kosovës tash e dy ditë është duke marrë një sërë masash për të luftuar krimin e organizuar, të gjitha këto raste vazhdojnë për kundërvajtje doganore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat