​‘’Festo me zemër, jo me armë’’

Ferizaj

​‘’Festo me zemër, jo me armë’’

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 13:57
Policia Rajonale e Ferizajt do të shpërndajë fletëpalosje edhe në komunat tjera

Duke marrë parasysh që festat e fund vitit po afrohen, Policia Rajonale e Ferizajt, sot në prani edhe të medieve lokale ka shpërndarë fletëpalosje – këshilla për qytetarët, në mënyrë që ata t’i marrin masat e nevojshme që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente.

Sipas njoftimit të Policisë, patrullat e Policisë Rajonale janë të fokusuara në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në mbarë rajonin për sigurinë e secilit qytetarë.

“Pjesë e kësaj fushate është edhe shtimi i prezencës policore në ambiente të hapura, në sheshe, në lokale të ndryshme, ku mbahen organizime festive, si dhe në trafikun rrugor që festat e fund vitit të kalojnë pa incidente dhe aksidente në rrugë.Policia përmes kësaj fushate apelon te qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shëndrrohet në tragjedi, po ashtu është edhe e ndaluar me ligj, personat e mitur duhet të rrinë larg nga armët e zjarrit, përdorimi i armëve lejohet vetëm në vendet e sigurta dhe të licencuara për përdorim ( Poligon), personat fizik që kanë armë personale dhe të cilët posedojnë leje nga MPB duhet t’i mbajnë në vend të sigurt, përdorimi i fishekzjarreve është i rrezikshëm për fëmijë, ndezja e fishekzjarreve duhet të bëhet dhe të mbikëqyret nga të rriturit”, thuhet në njoftim.

Kësisoj, Policia Rajonale e Ferizajt do të shpërndajë fletëpalosje edhe në komunat tjera: Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Hani Elezit, me qëllim parandalimin e parandalinim e incideteve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat