Rrugët e papastruara nga bora, gjobitet kompania për mirëmbajtjen e rrugëve nē rajonin e Ferizajt

Ferizaj

Rrugët e papastruara nga bora, gjobitet kompania për mirëmbajtjen e rrugëve nē rajonin e Ferizajt

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Sot, Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj pas inspektimeve të rrugëve magjistrale të rajonit të Ferizajt, ka vërejtur se disa pjesë të rrugëve magjistrale ishin të pa pastruara nga bora, nga kompania përgjegjëse për pastrimim e rrugëve .

Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ndaj njërës kompani ka incuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 202.3 e cila kompani nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, edhe pse ishte paralajmëruar nga policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës.

Dhe të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat