Që nga gushti, komuna e Ferizajt me xhirollogari të bllokuar - projektet pezull

Ferizaj

Që nga gushti, komuna e Ferizajt me xhirollogari të bllokuar - projektet pezull

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 21:31
Komuna e Ferizajit

Ka më shumë se 6 muaj që Komuna e Ferizajt ka mbetur e hendikepuar.

Kjo për faktin se ky institucion ende nuk ka arritur të zhbllokojë xhirollogarinë që u bllokua nga ministria e financave në gusht të 2021-ës.

Ky është edhe shkaku pse asnjë projekt i qeverisjes lokale nuk ka filluar fare implementimin.

Megjithkëtë, planifikimet e ferizajasve mund të realizohen së shpejti meqë po thuhet se mjetet e komunës pritet të rikthehen.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat