Rrahen vëllezërit në Ferizaj, njëri përfundon në burg

Ferizaj

Rrahen vëllezërit në Ferizaj, njëri përfundon në burg

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje me datën 22.02.2022 rreth orës 18:00 ka pranuar një informacion se në rrugën ‘’Astrit Bytyqi’’ në Ferizaj është një rast i sulmit.

Në lidhje me këtë policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet G.L (M/K) i moshës 25 vjeçar, përsëritës i rasteve të dhunës në familje, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte sulmuar vëllain e tij me inicialet A.L ( M/K) i moshës 21 vjeçar.

Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore. Rasti është cilësuar ‘’Sulm’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat