Policia e Kosovës në aksion, gjobiten qytetarët e Ferizajt

Ferizaj

Policia e Kosovës në aksion, gjobiten qytetarët e Ferizajt

Më: 23 shkurt 2022 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, sot në mëngjes ka ndaluar dy shofer të cilët me automjetet e  udhëtarëve shkaktuan kundërvajtje në komunikacion ‘’Tejkalim i shpejtësisë ‘’në rrugën ‘’Brahim Ademi ’’ në Ferizaj, ku në zonën e kufizimit 50 km/h zhvilluan shpejtësi 90 km/h.
 

Image
foto ilustrim

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferëve : B.SH (M/K) i moshës 22 vjeçar dhe shoferit tjetër me inicialet M.K (F/K) e moshës 39 vjeçare u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë muaj (6) masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit. Të dy shoferët në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.
 
Image
foto ilustrim

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të
njoftojnëmenjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
 

 


 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat