Identifikohet personi që vdiq pas shpërthimit të veturës në Ferizaj

Ferizaj

Identifikohet personi që vdiq pas shpërthimit të veturës në Ferizaj

Më: 26 shkurt 2022 Në ora: 11:04
Pamje nga djegia e veturës

Policia e Kosovës ka njoftuar se është identifikuar personi që vdiq pasi i shpërtheu vetura në një pompë të derivateve në Ferizaj.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar sipas policisë.

“Ferizaj 07.02.2022 – 17:47. Lidhur me rastin, më 25.02.2022 me anë të ADN-së është identifikuar viktima mashkull kosovar, i cili kishte humbur jetën me rastin e shpërthimit të veturës.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në raportin e policisë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat