KOSTT ka një njoftim për banorët e Ferizajit

Ferizaj

KOSTT ka një njoftim për banorët e Ferizajit

Më: 5 mars 2022 Në ora: 19:53
Foto ilustrim

Sot me 5 mars 2022, në ora 12:51 është paraqitur një problem në fushën e transformatorit TR 3 110/10 kV në NS Ferizaj 1, përkatësisht në releun e kyçjes së ndërprerësit në anën 10 kV, me ç’rast ka reaguar mbrojtja mbirrymore dhe ka dalë nga puna transformatori në fjalë.
Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT dhe KEDS kanë dalë menjëherë në terren dhe janë ndërmarrë masat e nevojshme për eliminimin e problemit të paraqitur.

Si pasojë e kësaj rënie konsumatorët që furnizohen nga transformatori TR3 110/10 kV në TS Ferizaji 1 kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike për 2 orë e 41 minuta me ngarkesë rreth 30 MW.

Komisioni i ekspertëve të KOSTT do të analizojë shkaqet e paraqitjes së lidhjes së shkurtër në Rrjetin e Transmetimit dhe do të bëjë raportimet përkatëse në pajtim me Kodin e Rrjetit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat