Asgjësohen mbi 1 mijë municione eksplozive që ishin gjetur në Parkun e Lirisë në Ferizaj

Ferizaj

Asgjësohen mbi 1 mijë municione eksplozive që ishin gjetur në Parkun e Lirisë në Ferizaj

Më: 17 maj 2022 Në ora: 17:04
Asgjësohen mbi 1 mijë municione eksplozive që ishin gjetur në Parkun e Lirisë në Ferizaj

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se ka asgjësuar 1 mijë e 447 municione eksplozive të cilat ishin gjetur ditë më parë nga ekipet e Kompanisë së Deminimit në Parkun e Lirisë në Ferizaj.

Në njoftim bëhet e ditur se operacioni i demolimit është realizuar me sukses në Poligonin e FSK-së në fshatin Babaj Bokës të Komunës së Gjakovës.

“Në një operacion të përbashkët, Ekipet e EOD-së të Forcës së Sigurisë së Kosovës, EOD e KFOR-it Amerikan dhe EOD e KFOR-it Ukrainas, është bërë asgjësimi i 1447 municioneve eksplozive të cilat ishin gjetur nga ekipet e Kompanisë së Deminimit në Parkun e Lirisë në Ferizaj”.

“Kompania e Deminimit, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar do të vazhdoj deri në asgjësimin e gjitha municioneve eksplozive  që rrezikojnë jetën e qytetarëve në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të FSK-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat