Halili për stuhitë në Nerodime të Ferizajt: Ishte jo normale

Ferizaj

Halili për stuhitë në Nerodime të Ferizajt: Ishte jo normale

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 00:11
Arben Halili

Drejtori i Shërbimeve Publike në Ferizaj, Arben Halili, ka thënë se situata në fshatin Nerodime para pak orësh ishte jo-normale, për shkak të stuhive të fuqishme që nxorën disa lisa nga vendi.

“Ishte jo normale para disa orësh në hyrje të fshatit Nerodime. Për shkak të erërave dhe stuhisë së fuqishme, ka pasur disa shkulje të lisave që kanë qenë në trap të rrugës. Tani rruga është e zhbllokuar”, tha Halili në Edicionin Special.

Megjithatë, Halili tha se nuk ka pasur dëme të mëdha.

“Nuk ka pas ndonjë vërshim apo dëme eventuale, në përjashtim me dëme të vogla, rrjet elektrik, disa tjegulla janë larguar nga kulmi, por që janë evituar nga vetë banorët”, u shpreh ai.

“Fatmirësisht në këtë fatkeqësi nuk ka pasur të lënduar, rruga ka qenë e bllokuar për rreth gjysmë ore”, tregoi Halili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat