Liridona Bislimi shpall kandiaturën për të parën e grave në Vetëvendosje, dega Viti.

Ferizaj

Liridona Bislimi shpall kandiaturën për të parën e grave në Vetëvendosje, dega Viti.

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 22:45
Foto ilustrim

Në kuadër të organizimit të zgjedhjeve të brendshme në nivel vendi, Lëvizja Vetëvendosje në Viti po bën përgatitjet e fundit.

Tashmë kanë nisur të shfaqën edhe kandidaturatë e para.Kandiaturen e saj për të parën e grave në Vetëvendosjen në Viti e ka shpallur asambleistja e këtij subjekti në Kuvendin Komunal, zonjusha Liridona Bislimi.

Përmes statusit në facebokkun e saj, znj. Bislimi shpreh vullnetin e saj e mbështet tek besimi i dhënë në zgjedhjet lokale me rezultatin më të mirë të grave nē nivel komunal.

Për më tepër Liridona Bislimi shpreosn në ngritjen e përfaqësimit të grave në vendimarrje.

Ky është statusi i saj në facebook:

Të nderuar aktivistë/e, anëtarë/e të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Të dashur miq, familjarë dhe qytetarë.

Duke qenë shumë krenare për rrugëtimin tim në Lëvizje, si subjekti më i konsoliduar, dhe duke ndjerë përgjegjësi të madhe për hapin e zgjedhur, sot, zyrtarisht, pranë Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendra Viti, dorëzova kandidaturën time për Kryetare të GVV-së të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Qendra Viti.

Kjo kandidaturë e imja, ka rezultuar pas aktivitetit tim shumë vjeçarë, në jetën publike në nivel lokal dhe jo vetëm.

Puna ime, në qeverisjen lokale është vlerësuar në zgjedhjet e fundit nga shoqëria duke më vendosur si Këshilltaria Komunale, më e votuar nga të gjitha listat zgjedhore në gjithë historinë politike, e nga shumë organizata joqeveritare jam vlerësuar si Asambleistia më aktive, ku isha dhe vazhdoj të jem adresë përherë për problemet e përgjithëshme, si në teren dhe edhe ngritjen e çështjeve në Asamblenë e Vitisë.

Duke kandiduar për këtë pozitë, do të mbetem e përkushtuar në ngritjen e vlerave dhe arritjeve sa më të mëdha të grave në antarësi, sepse, angazhimi i grave në politikë nuk duhet të shihet vetëm numër, por si kapacitet e dije dhe si potencial për ndryshime thelbësore shoqërore.

Sepse historikisht, gratë gjithmonë kanë qenë korrekte e të suksesshme në përfaqësim!

Suksese të gjithëve. Na priftë e mbara!

Me respekt,

Liridona Bislimi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat