​Në Ferizaj do të hapet Qendra e Përkohshme për Trajtimin e Qenve Endacak

Ferizaj

​Në Ferizaj do të hapet Qendra e Përkohshme për Trajtimin e Qenve Endacak

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 13:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Së shpejti, në komunën e Ferizajt do të funksionalizohet Qendra e Përkohshme për Trajtimin e Qenve Endacak.

Kështu kanë njoftuar zyrtarët e kësaj komune pasi vizituan ambientet e kësaj qendre.

“Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu bashkë me drejtorin e Bujqësisë dhe Pyllyarisë, Burim Bajrami, shoqëruar edhe nga Selami Salihu - Udhëheqës i Zyrës Regjionale të AUV-it, dolën në terren për të parë nga afër përfundimin e punimeve për ndërtimin e Qendrës së Përkohshme për Trajtimin e Qenve Endacak, projekt ky me rëndësi të posaçme, që do të ndikoj në sigurinë publike në Komunën e Ferizajt.

Drejtori Bajrami, tutje shtoi se ky projekt, përkatësisht kjo qendër pritet të funksionalizohet brenda këtij viti, duke theksuar se është punuar në këtë projekt, duke zbatuar standardet e duhura në trajtimin e qenve endacak”, njofton komuna e Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat