U organizua turneu i veteranëve “Gani Maloku” 2022

Ferizaj

U organizua turneu i veteranëve “Gani Maloku” 2022

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 22:39
Turneu “Gani Maloku” 2022

Sot, 15/10/2022, në SHME “Faik Konica” në Ferizaj nga ora 10:00 deri në 17:30, u organizua në mënyrë madhështore turneu memorial për nder të Gani Malokut, në pjesëmarrje të afër 60 veteranëve nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.

Pas mirëseardhjes së të pranishmëve dhe përkujtimit të veteranit të pingpongut e arsimit, Gani Malokut, filluan garat në fazën e grupeve sipas sistemit secili me secilin në 6 kategori, e në secilën kategori ishin deri në nga 4 grupe me nga 4 e 5 lojtarë. Kategoritë individuale ishin të ndara në grupmoshat: mbi 70, 65-69, 60-64, 50-59 dhe 40-49. Dy më të mirët e secilit grup vazhduan pastaj në skeletin kryesor në sistem eliminimi deri në shpalljen e më të mirëve në secilën kategori.

Po ashtu u zhvilluan edhe garat e çifteve ku nga 16 çifte të paraqitura më të mirët dolën Ercan Karabaxhak / Eroll Boshnjaku që në finale me rezultat të ngushtë 3:2 triumfuan ndaj çiftes maqedonase File Matevski  / Riste Temelkov.

RADHITJA SIPAS KATEGORISË:

Çiftet

1. Ercan Karabacak / Eroll Boshnjaku

2. File Matevski  / Riste Temelkov

3. Alimemet Kaçaniku / Nehat Çitaku

3. Qamil Vishaj / Isa Çitaku

Mbi 70

1. Shaip  Reqica

2. Vehbi Raqi

3. Bedri Hoti

3. Sylejman Sojeva

65-69

1. Pece Jovanovski

2. Idriz Prestreshi

3. Jakup Bibaj

3. Shkelqim Hoxha

60-64

1. File Matevski

2. Risto Temelkov

3. Sadri Hulaj

3. Shkelqim Kukolli

50-59

1. Eroll Boshnjaku

2. Kasum Morina

3. Hamzi Ajeti

3. Ilir Jaha

40-49

1. Jeton Beqiri

2. Alimemhet Kaqaniku

3. Murat Kurtulush

3. Yll Maloku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat