Visar Azemi pritet të zgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj

Ferizaj

Visar Azemi pritet të zgjidhet kryetar i degës së LDK-së në Ferizaj

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 13:19
Lumir Abdixhiku dhe Visar Azemi

Visar Azemi, i cili së fundi i është bashkangjitur Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke u pritur jashtëzakonisht mirë nga strukturat e LDK në Ferizaj.

Si duket kjo do të kurorëzohet me zgjedhjen e tij si kryetar i kësaj dege të partisë, mëson Klan Kosova.

“Ardhja e Visarit në LDK për ne është vlerë. Ai bëhet pjesë e profesionistëve më të mirë të vendit që zgjedhin të lënë komfortin jetësor për angazhim vullnetar politik”, ka thënë Abdixhiku për Azemin.

Zgjedhja e Azemit pritet të ndodh në fillim të javës tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat