Policia e Ferizajt shqiptoi rreth 800 gjoba në nëntor për mospërdorim të rripit të sigurisë

Ferizaj

Policia e Ferizajt shqiptoi rreth 800 gjoba në nëntor për mospërdorim të rripit të sigurisë

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë muajit Nëntor-2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

“Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 1686 gjoba, Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar,41 gjoba, Kyçja e  pa rregullt në rrugën kryesore- 22 gjoba, Drejtimi  nën ndikimin e alkoolit- 14 gjoba, Mos respektim i urdhërit të policit, 2 gjoba, Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 124 gjoba, Kalimi i afatatit të regjistrimit të automjeteve , 169 gjoba, Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 127 gjoba, Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 14 gjoba, Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 794 gjoba, Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 271 gjoba, Parkingjet e parregullta, 340 gjoba, Pajisjet dimërore, 11 gjoba, Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 2155 gjoba, Heqje e patentë shoferit , 62 shoferëve, Vazhdim i masës mbrojtëse ( heqje e patent shoferit), 41 shoferëve”.

Policia e Ferizajt njofton se në nëntor në total janë shqiptuar 5 mijë e 770 gjoba, ndërsa janë raportuar 146 aksidente. Pra, 2 aksidente fatale, 52 aksidente me lëndime dhe 92 vetëm me dëme materiale.

Policia Rajonale e Ferizajt, apelon shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Ndërsa, fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.

“Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në apelin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat