Ferizaj zbukurohet me dritat dekorative

Ferizaj

Ferizaj zbukurohet me dritat dekorative

Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 23:18
Forcat e Sigurisë së Kosovës

Komuna e Ferizajt në mesin e qindra fëmijëve, ka ndezur sonte dritat e Pemës së Vitit të Ri dhe dritat dekorative.

Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu ka shkruar në Facebook se në Ferizajn përrallornisën festat.

“Përplot drita, dhurata, buzëqeshje e gëzim i fëmijëve në lojën e tyre me personazhe të filmave të animuar dekore të veçanta e ngjyra gjallërie, që sjellin magjinë e festës në mesin e qindra fëmijëve, ndezëm sonte dritat e Pemës së Vitit të Ri dhe dritat dekorative, duke i uruar mirëseardhje Vitit të Ri 2023 me shëndet, mbarësi, dashuri, mirëqenie e gëzime për të gjithë”, ka shkruar ai, duke publikuar edhe disa fotografi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat