Identifikohet i dyshuari për grabitjen në ‘Alba Petrol’ në Ferizaj

Ferizaj

Identifikohet i dyshuari për grabitjen në ‘Alba Petrol’ në Ferizaj

Më: 13 janar 2023 Në ora: 15:02
Foto ilustrim

Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese. E të dyshuarit që kryejnë këto vepra, zakonisht arrijnë që për një kohë të ‘shpëtojnë’ nga duart e organeve të rendit.

Kështu kishte vepruar edhe një person që dyshohet se ka kryer grabitje në pompën e derivateve ‘Alba Petrol’ në rrugën ‘Bajram e Gursel Sylejmani’ në Ferizaj.

I riu është arrestuar pas tri ditësh në arrati dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, 23-vjeçari është dërguar në qendrën e mbajtjes dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Grabitje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat