Konfiskohen afër 1700 kg mish në Ferizaj

Ferizaj

Konfiskohen afër 1700 kg mish në Ferizaj

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 17:20
Ilustrim

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se pas organizimit të një aksioni për kontrollin e të gjitha mishtoreve në Komunën e Ferizajt, ka konfiskuar afër 1700kg produkte të mishit.

Lamir Thaçi, zëdhënës i AUV-it, për Shqip.com, ka thënë se aksioni në këtë qytet është realizuar përmes inspektorëve nga regjionet jashtë Ferizajt, duke treguar edhe për produktet e mishit që janë konfiskuar.

“Sasia totale e produkte të ndaluara është 1,670 kilogramë produkte të mishit si mish i freskët, mish në faza të përpunimit, mish i bluar, suxhuk, qofte, e të tjera. Aksioni u realizua përmes trupave inspektuese nga regjionet e tjera”, tha Thaçi.

Sipas tij, kushtet teknike sanitare higjienike të mishtoreve në nivel të përgjithshëm ishin të mira por se janë hasur parregullsi gjatë këtij aksioni.

“Problemet me të theksuara ishin mungesa e dokumentacionit për origjinën e mishit dhe certifikatën e therjes. Në mish të pa damkosur (vulosur), dhe sasitë tjera të nënprodukteve të mishit të ndaluara në mishtore, kryesisht ishte për mungesë të licencës për përpunim të produkteve të cilat po ashtu i nënshtrohen procesit të trajtimit termik. Në disa raste janë dhënë vërejtje për përmirësim brenda afateve kohore”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat