​Shkolla e parë shqipe në Ferizaj do të restaurohet

Ferizaj

​Shkolla e parë shqipe në Ferizaj do të restaurohet

Më: 24 mars 2023 Në ora: 21:18
Shkolla e parë shqipe (gjimnazi i vjetër) "Ismail Qemali" në Ferizaj

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se vetëm 10 ditë pas zjarrvënies, punimet kanë rifilluar në restaurimin e shkollës së parë shqipe (gjimnazi i vjetër) "Ismail Qemali" në Ferizaj.

Ai ka shkruar në Facebook se më 13 mars patën nisur punimet për restaurim e kësaj shkolle por në mëngjesin e hershëm të 14 marsit ndërtesës iu vu zjarri.

“Disa ditë zgjati angazhimi i zjarrfikësve. Pasi na u mundësua qasja, bëmë vlerësimin e dëmeve. I mobilizuam të gjitha kapacitetet për t'i mbyllur procedurat e nevojshme.

Sot, vetëm 10 ditë pas zjarrvënies, punimet kanë rifilluar. Shkolla e parë shqipe (gjimnazi i vjetër) "Ismail Qemali" në Ferizaj do të restaurohet”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat