Aliu diskuton me përfaqësuesit Instituti të Historisë për konferencën shkencore e monografinë për Ferizajn

Ferizaj

Aliu diskuton me përfaqësuesit Instituti të Historisë për konferencën shkencore e monografinë për Ferizajn

Më: 3 prill 2023 Në ora: 14:54
Foto nga takimi

Kryetar i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është takuar sot me Skender Lutfiun e Mentor Hasanin nga Instituti i Historisë.

Aliu përmes një njoftimi në facebook, ka bërë të ditur se në këtë takim kanë diskutuar për konferencën shkencore e monografinë për Ferizajn, që sipas tij është një nga aktivitetet qendrore të 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt.

Njoftimi i plotë:

Për të diskutuar për konferencën shkencore e monografinë për Ferizajn, si një nga aktivitetet qendrore të 150 vjetorit të themelimit të Ferizajt, prita sot, Skender Lutfiun e Mentor Hasanin nga Instituti i Historisë, për t’i dhënë mbështetjen e pakursyer në punën e tyre shkencore, në këtë bazë dokumentare që do t’i mbetet trashëgimi brezave të ferizajasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat