​Tejkaloi shpejtësinë, gjobë shoferit në Ferizaj

Ferizaj

​Tejkaloi shpejtësinë, gjobë shoferit në Ferizaj

Më: 7 prill 2023 Në ora: 12:18
Shoferi në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 119 km/h.

Të enjten rreth orës 22:00 policia në Ferizaj në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, në fshatin Lloshkobare ka ndaluar shoferin i cili ka bërë tejkalim të shpejtësisë.

Shoferi në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 119 km/h.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit A.L (M/K) i moshës 19 vjeçare i shqiptoi një gjobë 300 euro, 3 pikë negative dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën magjistrale Ferizaj – Shtime, në fshatin Lloshkobare të Ferizajt ka ndaluar shoferin i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 119 km/h. Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit A.L (M/K) i moshës 19 vjeçar i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 300 euro, 3 pikë negative dhe tre ( 3 ) muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat