Transportoi 10 mijë euro false, Gjykata vendos masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit

Ferizaj

Transportoi 10 mijë euro false, Gjykata vendos masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit

Më: 15 prill 2023 Në ora: 06:21
Gjykata Themelore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit A.L për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale falsifikim i parave.

Sipas njoftimit të Gjykatës, A.L dyshohet se ka transportuar rreth 11 mijë euro të falsidikuara nga Maqedonia e Veriut në Kosovë se bashku me të pandehurit T.L., Q.K., A.A., dhe V.F.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ilir Bytyqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.L, më datë 13 prill 2023, (dyshohet në vazhdimësi) në Ferizaj në bashkëkryerje edhe me të pandehurit T.L., Q.K., A.A., L.L. dhe V.F., me dashje dhe me qëllim që vetes t`i sjellin dobi të kundërligjshme pasurore, transportojnë para të falsifikuara nga Republika e Maqedonisë për në Republikën e Kosovës, përmes pikës kufitare, me qëllim që t’i vënë në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që fillimisht paratë e falsifikuara i sjellin nga Republika e Maqedonisë, më pastaj i shpërndajnë duke i vënë në qarkullim në qytete të ndryshme të Republikës së Kosovës, ndërsa me datë 13 prill 2023, në magjistralen Ferizaj – Kaçanik, në parkingun e një restoranti, me aplikimin e masave të veçanta hetimore, i pandehuri arrestohet nga Policia e Kosovës pas shkëmbimit të shumës së parave të dyshuara si të falsifikuara prej dhjetëmijë (10.000) € të cilat edhe sekuestrohen”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Një ditë më parë, Krimet Ekonomike kanë konfiskuar 50 paketime me 10 mijë euro, po ashtu edhe 600 euro të tjera të falsifikuara të gjitha në formë të monedhës 2 euro ashtu si dhe vetura dhe telefonat e të dyshuarve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat