Hidroponia: Nxënësit në Ferizaj mbjellin perime në ujë

Ferizaj

Hidroponia: Nxënësit në Ferizaj mbjellin perime në ujë

Më: 24 maj 2023 Në ora: 20:46
Ky projekt u zhvillua nga nxënësit e drejtimit të Hortikulturës

Në Ferizaj të mërkurën u bë hapja solemne e Hidroponisë.

Shkolla e Mesme “Zenel Hajdini” në këtë qytet, promovoi sistemin më të ri të kultivimit të perimeve pa praninë e dheut.

Krejt procesi i rritjes së bimëve bëhet në gypa me ujë, si e para metodë e tillë në Kosovë.

Investimi rreth 10 mijë euro u financua nga Drejtoria e Bujqësisë, që pret zgjerimin e tij edhe te agronomët ferizajas.

Si diçka inovative, hidroponia po shihet me potencial të madh të zhvillimit.

Ky projekt u zhvillua nga nxënësit e drejtimit të Hortikulturës, në kuadër të punës praktike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat