Visar Azemi zyrtarizohet si kandidat i LDK-së për kryetar të kësaj komune

Ferizaj

Visar Azemi zyrtarizohet si kandidat i LDK-së për kryetar të kësaj komune

Më: 10 korrik 2025 Në ora: 20:23
Visar Azemi

Visar Azemi është zyrtarizuar si kandidat i LDK-së për kryetar të Ferizajt.

Kjo u konfirmua sot nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

Visar Azemi në zgjedhjet e fundit ishte kandidat duke dyfishuar votat e LDK-së në këtë komunë.

Përderisa në garën për Ferizajn do të jetë kundërkandidat i Agim Aliut të PDK-së.

VV-ja ende nuk e ka zyrtarizuar kandidatin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat