Rritet numri i vjedhjeve në Ferizaj, 11 raste veç javën e kaluar

Ferizaj

Rritet numri i vjedhjeve në Ferizaj, 11 raste veç javën e kaluar

Më: 12 maj 2026 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Javën që lamë pas, në rajonin e Ferizajt pati një numër shqetësues të rasteve të vjedhjes.

Siç njofton policia, gjatë periudhës njëjavore janë raportuar 11 raste të vjedhjeve, ku tetë prej tyre kanë ndodhur në Ferizaj, një në Kaçanik, një në Shtime dhe një tjetër në Shtërpcë.

Po në këtë vazhdë kohore, u raportuan tri raste të dhunës në familje, një në Ferizaj dhe dy raste të tjera në Shtime.

Policia ka arrestuar 23 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat