Vëllai i Rossit zbulon sekretin e “doktorit” - Bota Sot
Vëllai i Rossit zbulon sekretin e “doktorit”

Formula 1

Vëllai i Rossit zbulon sekretin e “doktorit”

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 18:54
Vëllai i Rossit zbulon sekretin e “doktorit”

Karriera e Valentino Rossit në Moto GP do të zgjasë deri sa ai të bëhet 46 vjeç. Ky është kuptimi i dytë i numrit që ikona e motoçiklizmit ka mbajtur gjatë gjithë karrierës së tij. Piloti italian ka deklaruar se mban numrin 46, pasi atë numër ka patur edhe babai i tij. Por Luca Marini, vëllai i Rossit, që garon në kategorinë e Moto 2, rrëfen edhe sekretin tjetër.

“Pas pak ditësh, Rossi do të festojë 40-vjetorin e lindjes. Unë them se ai do të pilotojë deri në moshën 46-vjeçare, në respekt të numrit që mban dhe më pas do të tërhiqet nga sporti. Kur ai të largohet, ky sport nuk do të jetë më si dikur”, tha Luca Marini.

Valentino Rossi ka një kontratë me motorin Yamaha edhe për dy sezone, çka do të thotë se përveç këtij sezoni ai do të jetë në pistë edhe vitin 2020. Piloti italian është në kërkim të titullit të 10-të në karrierën e tij, gjë të cilën ai shpresn ta arrijë para se të tërhiqet nga sporti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...