Bottas më i shpejti në provat e lira, Hamilton e Leclerc si “breshka”

Formula 1

Bottas më i shpejti në provat e lira, Hamilton e Leclerc si “breshka”

Më: 12 prill 2019 Në ora: 10:32
Ilustrim

Në Shanghai janë zhvilluar sot dy sesionet e para të provave të lira, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1. Në sesionin e parë më i shpejti ishte Sebastian Vettel me Ferrari, ndërsa në sesionin e dytë kohën më të shpejtë e dha Valtteri Bottas me Mercedes.

Piloti finlandez ka regjistruar kohën më të shpejtë, 1’33”330, duke lënë pas pikërisht Vettel me vetëm 27 të mijëtat më shumë. Në vendin e tretë u klasifikua makina Red Bull e Max Verstappen.

Vazhdon të mos shkëlqejë në provat e lira Lewis Hamilton, i katërti me makinën tjetër Mercedes, që ishte 7 të dhjetat më i avashtë. Pas tij u klasifikua Carlos Zains me McLaren, ndërsa Charles Leclerc me Ferrari u rendit në vendin e shtatë (pati disa probleme në fund).

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat