Marquez: Koha për hakmarrje, nuk ka më gabime idiote - Bota Sot
Marquez: Koha për hakmarrje, nuk ka më gabime idiote

Formula 1

Marquez: Koha për hakmarrje, nuk ka më gabime idiote

Më: 1 maj 2019 Në ora: 12:51
Marquez: Koha për hakmarrje, nuk ka më gabime idiote

Botërori 2019 në Moto GP do të nisë këtë fundjavë etapën e tij të parë në “kontinentin e vjetër”, në pistën spanjolle të Jerez. Pas rrëzimit 3 javë më parë në Teksas, kampioni i botës në fuqi Marc Marquez, u shpreh se në shtëpinë e tij nuk do të ketë më vend për gabime. Objektivi i tij i vetëm është fitorja dhe festa me tifozët.

“Jerez është gjithnjë një garë speciale, pasi është e para në Europë dhe dua ta fitoj. Për më tepër që aty kam gjithnjë mbështetjen e shumë tifozëve spanjollë. Nuk dua ti zhgënjej dhe nuk do të dështoj. Në Teksas bëra një gabim idiot, që nuk do të përsëritet më”, tha Marquez.

Spanjolli me Honda ndodhet i katërti në renditjen botërore me 45 pikë, 9 më pak se kryesuesi i saj, Andrea Dovizioso. “Unë synoj fitoren, ndërsa kryesimi mund të vijë edhe gradualisht, nga gara në garë. Në Jerez vij për t’u hakmarrë pas rrëzimit në Teksas. Do të shfrytëzoj në maksimum cdo pjesë të pistës për të fituar”, u shpreh Marc Marquez.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...