Për kontratën me Ferrari, Vettel vendos para fillimit të këtij sezoni

Formula 1

Për kontratën me Ferrari, Vettel vendos para fillimit të këtij sezoni

Më: 26 prill 2020 Në ora: 16:02
Sebastian Vettel

Sebastian Vettel do të vendos për të ardhmen e tij, para fillimit të sezonit të ri.

Katër herë kampioni i botës në Formula 1 ka një marrëveshje me Ferrari, e cila skadon në fund të këtij viti.

Indikacionet thonin se një marrëveshje për vazhdim do të arrihej në fazën e hershme të kësaj kampanje.

Megjithatë, suspendimi i sezonit si pasojë e Covid-19 ka ndryshuar edhe disa plane të tjera. Tani, Vettel duhet të vendos për të ardhmen e tij me Ferrari, para fillimit të sezonit.

“Mendoj se gjëja kryesore tani për të gjithë duhet të jetë qetësia. Është e qartë se gjithçka vendoset nga ajo se kur do të kemi garën e parë”, ka thënë Vettel.

“Ka shanse që duhet të marrë vendimin para se të fillojë sezoni, sepse për momentin duket sikur nuk do të ketë gara para qershorit ose edhe korrikut”, ka shtuar anëtari i “Kokëkuqes’.

Vettel dhe Ferrari hapnin negociatat për një kontratë të re gjatë dimrit, por prioritetet ndryshuan pasi pandemia goditi Australian GP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat