E ardhmja e Vettel në pikëpyetje – negociata me Renault, por mund t’i thotë ‘PO’ edhe Red Bull

Formula 1

E ardhmja e Vettel në pikëpyetje – negociata me Renault, por mund t’i thotë ‘PO’ edhe Red Bull

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 22:29
Sebastian Vettel

Sebastian Vettel ka konfirmuar mbajtjen e negociatave me Renault.

Katër herë kampioni i botës në Formula 1, Sebastian Vettel, nuk do të jetë me Ferrari nga sezoni i ardhshëm në F1.

Vettel nuk ka zgjedhur akoma skuadrën e re, por opsionet janë të shumta për të.

Së fundmi, piloti i Ferrari ka konfirmuar se ka zhvilluar bisedime me skuadrën e Renault, transmeton lajmi.net. Me këtë skuadër së fundmi është bashkuar edhe Fernando Alonso.

Gjithashtu, sipas raportimeve të ‘Autosport’, Vettel nuk ka mbyllur dyert as për Red Bull.

Kujtojmë se te Red Bull është aktiv Max Verstappen dhe kjo vështirëson punët për nënshkrimin e Vettel, pasi dy yje në një skaudër mund të hapin gjithnjë telashe, kur bëhet fjalë për garat e shpejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat