Rossi konfirmon të ardhmen

Formula 1

Rossi konfirmon të ardhmen

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 11:34
Rossi konfirmon të ardhmen

Valentino Rossi nuk ka më asnjë dyshim për të ardhmen e tij. 9 herë kampioni i botës në garat e motoçiklizmit do të vijojë të jetë pjesë e MotoGP edhe vitin 2021.

Mungon ende firma, por këtë fundjavë do të bëhet zyrtarizimi. Rossi do të pilotojë me Yamaha Petronas vitin 2021, duke nënshkruar një kontratë 1-vjeçare.

“Besoj se brenda pak orësh do të hedh firmën dhe gjatë kësaj fundjave do të zyrtarizojmë gjithçka me Yamaha”, tha Rossi. Bashkë me pilotin do të shkojnë te Yamaha Petronas edhe telemetristi Matteo Flamigni, kryetekniku David Munoz dhe trajneri Idalio Gavira.

“Menduam fillimisht për një kontratë 1+1, por vendosëm për një kontratë 1-vjeçare, duke lënë derën e hapur për të diskutuar për të ardhmen. Nëse rezultatet do të jenë të mira do të vendosim edhe për 2022-shin”, u shpreh Rossi, tashmë 42 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat