Lewis Hamilton shkruan historinë.

Formula 1

Lewis Hamilton shkruan historinë.

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 20:21
Lewis Hamilton

Piloti britanik i Mercedes theu sot në Grand Prix-in e Portugalisë rekordin që më parë e mbante legjenda gjermane e Ferrarit, Michael Schumacher, 92 fitore në karrierë.

Hamiltontrimfoi në ”Portuguese Grand Prix” pasi la pas Valtteri Bottas dhe Max Verstappen.

Në fund të garës publiku duartrokiti arritjen historike të Hamilton që 14 vite më parë, kur ai realizoi dhe garën e parë të tij në Formula 1 as nuk mund të imagjinohej.

”As mund ta imagjinoja që në ditë do isha këtu ku jam sot“, tha Hamilton i emocionuar.

Hamiltonit i mbetet tashmë edhe një rekord tjetër: ai i 7 titujve në Formula 1.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat