Jean Todt: Schumacher po mundohet që të kthehet përsëri në një jetë pak më normale

Formula 1

Jean Todt: Schumacher po mundohet që të kthehet përsëri në një jetë pak më normale

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 23:57
Michael Schumacher

Michael Schumacher po mundohet që të kthehet përsëri në një jetë pak më normale.

Ky është lajmi i mirë që Jean Todt, drejtuesi i FIFA-s dhe një nga personat më të afërt me ish-pilotin gjerman, ka ndarë me tifozët e shumtë të Formula 1, të cilët prej 7 vitesh jetojnë me pasigurinë rreth të situatës së gjermanit.

“Duhet të jem shumë i kujdesshëm rreth kësaj teme, duke e ditur se Schumacher pësoi një aksident shumë të rëndë në dhjetorin e vitit 2013, për fat të keq më pasoja shumë të rënda. Që atëherë, ai është trajtuar nga mjekët që të kthehet në një jetë më normale”, theksoi Todt në një intervistë në Francë, duke preferuar të mos jepte detaje të tjera rreth gjendjes së gjermanit dhe çfarë nënkuptonte kthimi në një jetë pak më normale.

Por ndërkohë, ai pret me padurim të shohë në gara djalin e legjendës së automobilizmit, Mik Schumacher, i cili që nga edicioni i ardhshëm do të garojë me Haas dhe i cili që sot provoi makinën në Abu Dabi.

“Jam i entuziazmuar pasi kjo është një familje që unë adhuroj. Ai është një fëmijë të cilin e pashë duke lindur. Kam një dashuri të veçantë për të, i pëlqejnë garat dhe të nisë makina. Jam i lumtur për sa kohë që gjërat i shkojnë mirë. Ka treguar se ka cilësi për të marrë maksimumin nga një veturë. Por nëse ka makinën e Groszhan dhe Magnusen, do të ketë rezultate të ngjashme me ata nëse do të ketë makinën që ka Hemilton e Botas, sigurisht që do të ketë rezultate të ndryshme. Ajo që shpresojmë për të dhe për Formula 1, është që të ketë sa më shumë makina me paraqitje të ngjashme me ato të Mercedesit”, tha Zhan Todt, duke shpresuar që kampionatet e ardhshme të kenë më shumë rivalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat