Britaniku i Mercedesit iu është rikthyer edhe një herë të komentojë ato ditë të vështira

Formula 1

Britaniku i Mercedesit iu është rikthyer edhe një herë të komentojë ato ditë të vështira

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 14:16
Britaniku i Mercedesit iu është rikthyer edhe një herë të komentojë ato ditë të vështira

Virusi COVID-19 nuk ka kursyer as kampionë të mëdhenj të botës së sportit.

Lewis Hamilton është një prej ikonave të sportit që tashmë e ka kaluar Koronavirusin.

Shtatë herë, kampioni i botës në Formula 1 doli pozitiv më 30 nëntor dhe u izolua për një periudhë 10 ditore.

Por ai ka pranuar se ende po lufton me efektet pasuese të virusit, teksa në fund të muajit të kaluar ai u diagnostikua me COVID.

Britaniku i Mercedesit iu është rikthyer edhe një herë të komentojë ato ditë të vështira për të: “Kam humbur 6 kg gjatë dy muajve të fundit. Katër prej të cilave i humba kur u infektova me COVID. Kam humbur kaq shumë muskuj. Por kam vendosur të rikthehem sërish i fortë”, shkroi piloti në një postim të bërë në “Instagram”.

35-vjeçari e shoqëroi postimin me një foto nga palestra ku po punon për të rikuperuar edhe një herë formën e tij të mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat