Ferrari konfirmon: Makina nuk u dëmtua, Leclerc fillon sot nga “pole position”

Formula 1

Ferrari konfirmon: Makina nuk u dëmtua, Leclerc fillon sot nga “pole position”

Më: 23 maj 2021 Në ora: 12:41
Ferrari

Ferrari ka njoftuar se Charles Leclerc do të niset nga “pole position” në kualifikimet për Monaco Grand Prix siç ishte paraparë.

Leclerc arriti të sigurojë “pole position” në një ndeshje të vështirë ku 18 sekonda para përfundimit, ai përplasi makinën e tij Ferrari, por arriti të sigurojë nisjen nga vendi i parë.

Tani, skuadra e Ferrarit, ka konfirmuar se makina nuk ka pësuar dëmtime të mëdha dhe është rikuperuar plotësisht dhe e gatshme për garë.

Leclerc do të niset nga vendi i parë në kualifikimet për Monaco Grand Prix dhe makina e tij është në gjendje perfekte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat