Zhgënjimi i garës së fundit

Formula 1

Zhgënjimi i garës së fundit

Më: 27 maj 2021 Në ora: 10:59
Zhgënjimi i garës së fundit

Zhgënjimi i garës së fundit në Montekarlo ka kaluar te piloti britanik Lewis Hamilton, ku u rendit i shtati me makinën Mercedes e humbi kreun e renditjes botërore të Formula 1. Ai sheh me optimizëm të ardhmen, duke shpresuar në një paraqitje të mirë që në garën e radhës, në Baku.

“Në këtë sport si Formula 1 gjërat mund të shkojnë edhe më keq se kaq. Një gjë është e qartë, që ajo garë ta shpifte. Por janë këto ditë e këto gara nga ky ti mëson më shumë. Këto gara dhe ky rezultat të shton oreksin për të ardhmen.

Ne do të mblidhemi, bashkohemi e do të luftojmë”, tha Hamilton.

“Të fitosh është e rëndësishme, është ajo për të cilën ne garojmë në pistë. Nga humbja mësohet shumë dhe kërkon që në sfidën e radhës të shkosh në majë pas atij zhgënjimi. Kjo është ajo që kërkojmë ne si Mercedes, duke nisur nga sfia e ardhshme”, u shpreh Lewis Hamilton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat