Pranvera Xhaferi iu bën thirrje femrave: Të bëhemi sa më shumë që t'i sfidojmë meshkujt

Formula 1

Pranvera Xhaferi iu bën thirrje femrave: Të bëhemi sa më shumë që t'i sfidojmë meshkujt

Nga: K.G. Më: 1 gusht 2021 Në ora: 22:40
Pranvera Xhaferi iu bën thirrje femrave: Të bëhemi sa më shumë që t'i sfidojmë meshkujt

Pranvera Xhaferi ka bërë thirrje të hapur, që sa më shumë femra t’ju bashkohen në automobilizëm, për t’i sfiduar meshkujt.

Pranverës nuk i trembet qerpiku i syrit, por synimi i saj është që gjithmonë t’i mbajnë në presion meshkujt.

Kampionja në Drag për vitin 2020, si asnjëherë më parë është e vendosur për sfida të mëdha. 

Image

“Sot në pistën e vjetër të aeroportit të Sllatinës u zhvilluan garat DRAG RACE III, gara me meshkuj, por kësaj konkurrence të fortë iu bashkova unë dhe Vladimirka, një  mysafire-garuese nga Bullgaria, për të cilën më erdhi shumë mirë që na u bashkangjit.

Dua të ftoj sa më shumë garuese femra në këtë disiplinë, ne duhet të bëhemi sa më shumë që t'i sfidojmë meshkujt.

Image

Për shkak të temperaturave ektreme edhe sot, gjatë garave me makina u 'thyen' klasat-kategoritë dhe si rezultat i kësaj nuk arritëm të japim më të mirën prej vetes shumica nga ne.

Dua t'iu falënderoj të gjithëve për përkrahje e për brohoritje, për urimet e videoxhirimet që mi dërgoni vazhdimisht, u jam shumë mirënjohëse, na mbetet të shpresojmë në sukses në raundet tjera te Drag Race, sporti këto i ka!

Image

P.S. pavarësisht sfidave jetësore, përgjegjësive, rënieve e ngritjeve ne nuk duhet asnjëherë me u dorëzu, unë dje isha në infuzion, sot në pistën e garave!”, ka shkruar Pranvera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat