Schumacher ishte në dijeni për rrezikun: Gruaja e tij zbulon se çfarë ai i tha familjes para aksidentit

Formula 1

Schumacher ishte në dijeni për rrezikun: Gruaja e tij zbulon se çfarë ai i tha familjes para aksidentit

Më: 16 shtator 2021 Në ora: 10:25
Schumacher ishte në dijeni për rrezikun: Gruaja e tij zbulon se çfarë ai i tha familjes para aksidentit

Michael Schumacher, njëri prej pilotëve më të mirë në Formula 1, nuk është parë në publik që prej vitit 2013, kur ai pësoi një aksident të rëndë gjatë skijimit në Alpet e Francës.

Më 29 dhjetor, Schumacher ishte duke skijuar në Meribel, kur doli nga pista dhe e goditi kokën për shkëmbinj.

Që prej atëherë, ka vazhduar lufta për jetën e tij.

Schumacher ishte i vetëdijshëm për rrezikun që do ta kishte.

Pak para se të shkonim në Meribel, ai më tha se bora nuk ishte optimale. Mund të shkojmë në Dubai dhe të hidhemi me parashutë”, ka thënë gruaja e tij, Corina në një dokumentar.

Corina foli për këtë me lot në sy.

“Nuk e kam fajësuar Zotin për atë që ndodhi. Ishte fat i keq, më i keqi që mund të ndodhte. Më mungon Michael çdo ditë, por ai është këtu”, tha ajo mes tjerash.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat