Me dy gara në karting përmbyllet kampionati i sivjetmë në automobilizëm 

Formula 1

Me dy gara në karting përmbyllet kampionati i sivjetmë në automobilizëm 

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 22:22
Me dy gara në karting përmbyllet kampionati i sivjetmë në automobilizëm 

Lidra Haxhihasani, Baran Karabeg, Yll Maliqi, Albion Kovaçi, Endrit Tytynxhiu, Doan Abeg, Jon Doda, Adriatik Statovci, Varis Hoti, Gëzim Hoti, Anid Kabashi, Eris Maliqi e të tjerë, të dielën do t’i tregojnë edhe një herë shkathtësitë e tyre në karting, për të dëshmuar se e ardhmja e automobilizmit të Kosovës do të jetë e ndritshme.

Në pistën “Go Kart Matrix” do të mbahen dy gara (e treta dhe e katërta për kampionatin e sivjetmë në këtë disiplinë), me çka edhe përmbyllet garat për këtë vit.

Paraqitja në garë bëhet në intervalin kohor 10:00 – 11:00 për të vazhduar  pas me kontrollimin teknik, verifikimin e dokumentacionit, takimin e Komisionit Sportiv e lëshimet e lira.

Më pas në program janë vozitjet provuese në të cilat matet koha dhe hartohet lista startuese.

Starti i garës së parë është në orën 13:00, ndërsa FASK në bashkëpunim me klubet pjesëmarrëse ka bërë përgatitjet e duhura për rrjedhë sa më të mirë të garës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat