U shpall kampion bote në Formula 1, Verstappen shpërthen në lot

Formula 1

U shpall kampion bote në Formula 1, Verstappen shpërthen në lot

Nga: A.ZH Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 15:54
Lewis Hamilton uroi Max Verstappen për fitoren e tij menjëherë pas garës (Image:Sky Sports F1)

“Është e pabesueshme. Gjatë gjithë garës unë vazhdova të luftoja dhe më pas ishte mundësia në xhiron e fundit.

Është çmenduri. Nuk di çfarë të them. Jam shumë i kënaqur për ekipin dhe për të gjithë këta djem.

Më pëlqen shumë të punoj me ta”, kështu u shpreh Verstappen pasi u shpall kampion bote në Formula 1, përcjell Bota sot.

"Më në fund sot pata pak fat. Ekipi im e di që i dua dhe dua ta bëj këtë me ta për 10 ose 15 vitet e ardhshme!”, është shprehur ai./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat