Hamilton nuk garon më në Formula 1?

Formula 1

Hamilton nuk garon më në Formula 1?

Më: 12 janar 2022 Në ora: 13:58
Hamilton nuk garon më në Formula 1?

Piloti i Mercedes, Lewis Hamilton, është shprehur se nuk do të garojë më në Formula 1 nëse nuk përfundon hetimi i garës së fundit në Abu Dhabi, që i shkaktoi dhe britanikut humbjen e kampionatit.

Hamilton iu mohua titulli i tetë në garën e fundit të sezonit, pas një sërë ngjarjesh të dyshimta që ndodhën xhiron e fundit.

Sipas BBC, pasojat e asaj disfate e kanë lënë të zhgënjyer britanikun dhe nuk do të vendosë për të ardhmen e tij në Formula 1, deri sa hetimi për atë garë të përfundojë.

Piloti i Mercedes, e ka humbur besimin te FIA, pasi drejtori i garës, Majkëll Masi, nuk ndoqi preçedentin në zbatimin e rregullave të makinës së sigurisë. Hemilton ka mbështetjen e plotë të Mercedes, ndërkohë FIA është e vetëdijshme për pakënaqësitë e tyre dhe do t’i duhet shumë punë për të rifituar besimin e 37-vjeçarit veçanërisht.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat