Verstappen nuk kënaqet me dy fitoret radhaz

Formula 1

Verstappen nuk kënaqet me dy fitoret radhaz

Më: 9 maj 2022 Në ora: 12:45
Verstappen nuk kënaqet me dy fitoret radhaz

Dy fitoret e fundit, në Imola dhe Majemi, kanë rikthyer Red Bull dhe Max Verstappen protagonist këtë sezon në Formula 1. Kampioni i botës triumfoi të dielën në pistën qytetase të Majemit, në një gare që ai e konsideruar si tejet të lodhshme.

“Një garë e jashtëzakonshme, shumë fizike dhe e lodhshme. Një fitore emocionuese, që erdhi falë një paraqitje të mirë të makinës”, u shpreh Verstappen, që në xhirot e fundit rrezikoi disi, kur në pistë hyri makina e sigurisë, që rihapi garën.

Ai arriti të parakalojë dy pilotët e Ferrarit, që ndodheshin para tij në start dhe në fund korri një fitore të merituar. “Me gomat e mesme u paraqitëm mirë dhe përfitova nga ai moment për të parakaluar Sainz dhe Leclerc. Më pas administruam gjithçka”, tha Verstappen.

“E konsideroj një fundjavë të mirë, pasi rikuperova të tjera pikë karshi Leclerc edhe pse ka ende shumë gara deri në fund. Jam i kënaqur me këto dy fitore, por shpresojmë në të tjera suksese dhe të kap herë të parë kreun këtë sezon”, tha Verstappen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat