Rekord në Gjermani, 232 mijë tifozë shijojnë MotoGP!

Formula 1

Rekord në Gjermani, 232 mijë tifozë shijojnë MotoGP!

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 16:49
Rekord në Gjermani, 232 mijë tifozë shijojnë MotoGP!

Ka përfunduar gara e dhjetë sezonale në MotoGP, që u ndoq nga mbi 232 mijë tifozë nga e premtja deri sot (232.202). Pasi doli i pari në Barcelona, Fabio Quartararo triumfoi edhe në pistën e Sachsenring (Gjermani).

Në “pole position” u nis italiani Francesco Bagnaia, por 25-vjeçari i Ducatit doli nga pista 27 xhiro nga fundi. Quartararo përfitoi dhe fitoi garën e tretë sezonale.

23-vjeçari i Yamaha u ndoq nga një tjetër francez: Johann Zarco (Ducati), teksa podi u kompletua nga australiani Jack Miller (Ducati).

Renditja e përgjithshme kryesohet nga Quartararo me 172 pikë. Në vend të dytë renditet spanjolli Aleix Espargaro (Asprillia) me 138 pikë, i cili u rendit i katërti në garën e sotme.

Vendin e tretë e mban Zarco me 111 pikë. Më pas italiani Enea Bastianini (Ducati) me 100 pikë dhe afrikano jugori Brad Binder (KTM) me 88 pikë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat