Pranvera Xhaferi: “Bota sot”, gazetë që ka dhënë dhe po jep shumë, me gazetarin Kemajl Goca 

Formula 1

Pranvera Xhaferi: “Bota sot”, gazetë që ka dhënë dhe po jep shumë, me gazetarin Kemajl Goca 

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 21:54
Pranvera Xhaferi

Pranvera Xhaferi, kampione në Drag, tha se “Bota sot” është një shtyllë e fuqishme në promovimin e sportisteve femrave, një shembull që duhet të ndiqet edhe nga të tjerët.

Kampionja e automobilizmit uron 27 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.  

“Urime 27 vjetorin e gazetës ‘Bota sot”.  

Është gazetë që i jep hapësirë të gjitha sporteve, kritikon në momentet e duhura por edhe të lavdëron kur e meriton!

Gazetë që ka dhënë dhe po jep shumë në përgjithësi për sportin!

Të lumtë për punën e palodhur Kemajl Goca “, uron Xhaferi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat