Verstappen para garës së shtëpisë

Formula 1

Verstappen para garës së shtëpisë

Më: 1 shtator 2022 Në ora: 23:17
Verstappen para garës së shtëpisë

Max Verstappen përgatit për një nga garat më të veçantë të sezonit në Formula 1, duke qenë se këtë fundjavë garohet në shtëpinë e tij, Holandë, në pistën e Zandvoort. Kampioni i Botës në fuqi do të kërkojë ta shfrytëzojë këtë faktor në maksimum për të hedhur edhe një hap më shumë drejt titullit numër dy në karrierë.

Megjithatë, 24-vjeçari thekson se tifozët pavarësisht se do t’i garantojnë një mbështetje të zjarrtë, sërish nuk mund të jenë përcaktues kur vjen pun ate xhirot e shpejta në pistë.

“Zandvoort është një pistë e mrekullueshme, sidomos gjatë kualifikimeve. Krijohet një atmosferë e bukur dhe unë pres të shoh “Orange army”, edhe pse fatkeqësisht ata nuk mund të më sigurojnë xhirot e shpejta në pistë, atë duhet ta bëj unë dhe makina. Por, është një kënaqësi, kur je duke pilotuar dhe sheh aq shumë njerëz dhe ngjyra, duket sikur ata janë duke bërë festë dhe t’i ju kalon pranë.

Do të mundohem ta shijoj sa më shumë të jetë e mundur. Për t’iu rikthyer garës, Zandvoort është një pistë shumë e ndryshme nga ajo e SPA dhe këtu ka më pak shpejtësi në vijë të drejtë. Por, të shohim, është një çështje se sa më të shpejtë se të tjerët do të jemi”, u shpreh lideri i Botërorit, Max Verstappen,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat