Nesër gara në karting-sllallom, të pranishëm edhe mysafirë nga FIA

Formula 1

Nesër gara në karting-sllallom, të pranishëm edhe mysafirë nga FIA

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 23:23
Nesër gara në karting-sllallom

Gara e parafundit për Kampionatin e sivjetmë të Kosovës në auto sport i takon disiplinës karting-sllallom dhe mbahet të shtunën te Salla e Panaireve.

Kësaj radhe, Federata e Auto Sportit e Kosovës në organizim do të asistohet edhe nga edhe dy ekspertë nga Motor Sport UK, Duncan William dhe Paul Victor Sirett, ndërsa qëllimi i saj është promovimi i disiplinës karting-sllallom.

Të drejtë pjesëmarrjeje kanë fëmijët nga mosha 08-18 vjeçare, për të dy gjinitë.

Paraqitja në garë bëhet nga ora 11:00-11:30, ndërsa gara zyrtarisht pritet të fillojë në orën 13:00, pasi të jenë kryer edhe procedurat tjera të zakonshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat