Në lojë 28 miliardë euro, Margarita Anjeli padit fëmijët e saj

Formula 1

Në lojë 28 miliardë euro, Margarita Anjeli padit fëmijët e saj

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 17:33
Margarita Anjeli padit fëmijët e saj

Margarita Anjeli do të padisë fëmijët e saj të hënën në Gjykatën e Torinos për shkak se dëshiron të marrë nën kontroll perandorinë Elkan-Anjeli, duke përfshirë Ferrarin dhe Juventusin.

Duke qenë se mamaja e saj Marela Caracciolo, gruaja e avokatit Xhani Anjeli iu la pasurinë nipërve dhe mbesës, tashmë Margarita do të apelojë vendimin.

Ajo pretendon se është përjashtuar nga trashëgimia e prindërve të saj dhe se çdo gjë ka kaluar në dorën e fëmijëve. Ajo synon të marrë 50 % të pasurisë sipas ligjit italian.

Por fëmijët nga ana tjetër e kanë kundërshtuar apelimin e nënës duke argumentuar se ajo hoqi dorë nga trashëgimia 20 vite më parë në këmbim të një transaksioni me vlerë 1.2 miliardë euro.

“Milano Finanza” ka zbuluar se bëhet fjalë për një pasuri e cila kap vlerën 28 miliardë euro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat