Skender Potera e mbyll me fitore

Formula 1

Skender Potera e mbyll me fitore

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 00:35
Skender Potera

Skender Potera është fitues i garës së fundit (e katërta) Drag Race për këtë vit.

“Gogi” me Audi TT RS, shtegun me gjatësi prej 402 metra e kaloi për kohën 08:158 sekonda, me shpejtësi mesatare prej 295.5 kilometra në orë.

“Jam i kënaqur me fitoren dhe garën në përgjithësi, pasi ishte organizim i mirë, pjesëmarrje e kënaqshme dhe rrjedhë e mirë e garës.

Sa i përket kohës që e pata sot, është e arsyeshme duke marrë parasysh se kisha defekt në makinë, por dihet që unë synoj gjithmonë të përmirësoj kohën dhe shpresoj të arrij deri në 7.5 sekonda”, ka thënë Potera pas fitores për faqen zyrtare të FASK-ut.

Në divizionin AWD garë atraktive ishte edhe në klasat tjera, sidomos Leutrim Isufi që triumfoi në Klasën 9 dhe Ilir Shabani në Klasën 10.

Në Dizionin FWD më i shpejti ishte Labinot Syla, i cili me Opel Corsa fitoi në Klasën 10, njëherësh vendosi rekord në këtë divizion.

Në Divzionin RWD u dallua Besart Bektesi me BMW 330D, ndërsa në garë për herë të parë morën pjesë edhe vetura Off Road, që më tepër ishte atraksion.

Divizioni FWD

Klasa 10

1.Labinot Syla (Opel Corsa)

Klasa 13

1.Blendi Zymeri (Opel Corsa)

2.Haki Berisha (Opel Corsa)

3.Dinoris Arifaj (Seat Ibiza)

Klasa 14

1.Sadat Rama (Seat Ibiza)

2.Dardan Makolli (Golf II)

3.Artan Dërguti (Golf II)

Klasa 15

1.Dion Gashi (Polo)

2.Ardit Namligjiu (Opel Kadet)

Divizioni RWD

Klasa 12

1.Besart Bekteshi (BMW)

2.Armend Hoxha (BMW)

Klasa 13

1.Rinor Verbovci (Toyota Supra)

Klasa 14

1.Uk Rexhaj (BMW 328i)

2.Erjon Rexhaj (BMW 325i)

3.Behar Rexhaj (BMW 328)

Klasa 15

1.Euron Hyseni (BMW)

Klasa 16

1.Fidan Hoxha (BMW 325i)

Divizioni AWD

Klasa 8

1.Skender Potera (Audi TT RS)

Klasa 9

1.Leutrim Isufi (Audi S3)

Klasa 10

1.Ilir Shabani (Golf VII R)

2.Jozef Marleku (BMW)

3.Liridon Talla (BMW)

Klasa 12

1.Enri Tola (BMW)

Klasa 13

1.Leon Dedaj (Audi A5)

2.Lirim Kamerolli (Audi A8)

3.Artan Cela (Audi)

Klasa 14

1.Festim Berisha (Audi SQ7)

2.Mariglen Turabi (Audi S3)

Klasa 16

1.Vanjol Foto (Golf V R32)

Off Road

1.Behar Emërllahu (Nissan Patrol)

2.Behar Bega (Nissan Patrol)

3.Visar Hyseni (Nissan Patrol)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat