Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Formula 1

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Më: 29 korrik 2025 Në ora: 19:19
Maks

Kur mbërrin shiu, sjell kaos në Formula 1. Reshjet kishin ndikuar në garën në Britaninë e Madhe, por të dielën në Belgjikë gjërat shkuan edhe më keq, pasi drejtuesit e garës i lanë pilotët të qëndronin në bokse për 1 orë e 20 minuta, duke pritur kushte më të mira. Arsyeja pas vendimit të FIA-s ishte mungesa e shikueshmërisë në pistë, me ujin që ngrihej kur kalonin makinat.

Kjo ndodhi edhe sepse shiu kishte ndaluar në orën 15:00, në momentin e startit, për të rifilluar me intensitet pak më pas.

Reshjet e dendura zgjatën deri në orën 16:00 pasdite, por FIA donte të ishte e sigurt për motin, për të shmangur reshjet e mëtejshme gjatë garës dhe e caktoi fillimin e garës pas Makinës së Sigurisë në orën 16:20. Kishte pilotë si Norris apo Alonso, të cilët e mirëpritën këtë vendim, por kishte edhe të tjerë që u treguan menjëherë kritikë, si Vershtapen.

Vendimi i Drejtimit të Garës për të shtyrë startin në Spa nuk u mirëprit nga të gjithë pilotët, veçanërisht ata që i duan garat me shi, ku talenti i një piloti bën ende diferencën. Midis tyre ishte Maks Vershtappen, i cili mbërriti i katërti në finish në Çmimin e Madh të Belgjikës. Vershtapen e kishte shprehur zhgënjimin e tij edhe në radion e ekipit gjatë xhiros së ngrohjes, ndërsa e theksoi edhe në prononcimin pas garës: “Drejtimi i Garës i kujdesshëm? Do të thosha se ishte shumë më i kujdesshëm sesa duhej. Duhet të kishim filluar menjëherë, sepse nuk po binte shi. Mund të kishim qëndruar pas Makinës së Sigurisë për tri ose katër xhiro dhe pastaj mund të rifillonim sërish”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat