Kameramani i MotoGP-së i shpëtoi vdekjes në një incident të frikshëm

Formula 1

Kameramani i MotoGP-së i shpëtoi vdekjes në një incident të frikshëm

Më: 24 gusht 2025 Në ora: 12:35
Pamje

Kameramani i MotoGP-së i shpëtoi vdekjes në një incident të frikshëm!

Një incident i ndodhur gjatë kualifikimeve të Çmimit të Madh të Hungarisë, ku një operator kamere për pak sa nuk u godit nga motori i Pedro Acostas, pasi ai doli nga pista. 

Ky moment dramatik ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë në pistën Balaton Park, e cila këtë fundjavë priti për herë të parë një garë MotoGP që nga viti 1992.  

Megjithëse janë ndërmarrë masa të reja sigurie për rikthimin e këtij eventi prestigjioz, incidenti i Acostas ka nxjerrë në pah problemet në kthesën me shpejtësi të lartë, ku ndodhën disa aksidente gjatë kualifikimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat